28 Shkurt, 2018

U përfol se abortoi, reagon Elita Rudi: Ju mbetshin në ndërgjegje…


Ajo është shpeshherë subjekt i lajmeve në mediat rozë. Bëhet fjalë për moderatoren e njohur dhe të dashurën e reperit Gjiko, Elita Rudi.

Por së fundmi bukuroshja e ekranit është përfolur se mund të kishte mbetur shtatzënë ose mund ta kishte abortuar fëmijën. Një gjë të tillë Elita mesa duket nuk e ka kapërdirë dot dhe në një postim në “Instastorie”, ka shprehur të gjithë revoltën e saj.

“Njerëz të dashur, faleminderit që keni gjetur kohë për t’i besuar një portali me një shkrim të pabazë dhe amator. Nuk është hera e parë që ky portal shprehet shumë lirshëm për mua, me shkrime pa kurrëfarë baze, por gjithmonë shprehen sipas “një burimi të afërt”. Aludimet për shtatzëni apo abort për mua i mbetshin në ndërgjegje asaj gazetareje që e di shumë mirë cila je… Që ke qenë ulur në atë kompjuter në punë me një kafe afër e gjithë qetësi ke pasur guximin t’i nxjerrësh në rreshta shkrimet e pabaza e t’i shqetësosh njerëzit e mi më së pari e pastaj edhe disa t’i gëzosh. Le të mbetet në ndërgjegjen tënde e dashur, mos harro, mos luaj me punët e Zotit!”-është shprehur Elita dukshëm e nervozuar nga shkrimi ku thuhej se ajo kishte dalë e pagrimuar dhe tepër e mërzitur nga një klinikë gjinekologjike, e shoqëruar nga Gjiko.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al