Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka folur hapur për raportin që ka me ish-bashkëshortin e saj, Robert Berisha, duke dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për marrëdhëniet dhe mundësinë e rikthimit.
Në një intervistë së fundmi, ajo u shpreh: “Çdo njeri e meriton një shans të dytë, por jo të tretë ndoshta”, duke lënë të kuptohet se gjithçka ka një kufi kur bëhet fjalë për rikthimet në një marrëdhënie.
Istrefi tregoi gjithashtu se periudha pas ndarjes nuk ka qenë e lehtë për të, ndërsa la të nënkuptohet se ka pasur edhe situata të vështira. “Ka pasur raste që janë munduar të më dëmtojnë”, u shpreh ajo, duke theksuar se i ka përballuar me qetësi dhe maturi.
Sa i përket raportit aktual me Robert Berishën, këngëtarja bëri të ditur se mes tyre ekziston respekt, sidomos për shkak të vajzës që kanë së bashku, duke ruajtur një komunikim korrekt.
Historia e tyre mbetet një nga më të komentuarat në showbizin shqiptar, ndërsa deklaratat e fundit të Norës kanë rikthyer sërish vëmendjen mbi marrëdhënien e tyre.
© Panoramaplus.al



