Ish-opinionisti i spektaklit të dashurisë “Përputhen” Arjan Konomi kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së publiut shqiptarë për shkak të ndryshimit të tij drastiK në pamje dhe udhëtimeve në vende të ndryshe të botës.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar tek emisioni “Rudina” ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.
Arjani pranoi që ka bërë një ndryshim në pamjen e tij duke vënë flokët për herë të parë në jetën e tij.
“Po kanë ndodhur ca ndryshime. Është folur shumë dhe mua më vjen për të qeshur dhe kënaqem edhe me komentet se ne shqiptarët shquhemi për të bërë komente edhe pikante, ngacmuese, edhe provoluese, ironizuese. Një fantazi që duhet të vijë nga folklori popullor i dikurshëm që kemi patur shumë të pasur dhe tani është transformuar në këto komente. Më vjen për të qeshur ndonjëherë dhe qesh duke i lexuar, por nuk merrem me gjëra të vogla ndërkohë që…
Po kam bërë flokët në radhë të parë. Jam me flokët e vëna, të miat për herë të parë pas një jete dhe shpëtova se vetëm qerosët më kuptojnë se çfarë do të thotë për meshkujt.”- tha ai.

Teksa u pyet nga moderatorkja se a ka bërë operacione plastike, opiniomnisti vendosi tha që ka pësuar një ndryshim edhe për shkak të udhëtimeve të tij duke mos treguar nëse ka bërë ndërhyrje apo jo.
“Vetëm flokët ke bërë, këndej asgjë ske prekur fare? Po duket, duket”– u shpreh Rudina, ndërsa Arjani duke qeshur tha: “Mirë, mirë. Më tepër është ky ndryshimi shpirtërorë, pasi udhëtimet përvecc se të njohim, ti kalon kohën bukur të njohi me shumë gjëra udhëtimet të ndryshojnë shumë shpirtërisht dhe ai ndryshim reflektohete shumë edhe në anën fizike. Udhëtimi është gjëja më e bukur.”
© Panoramaplus.al
