Parashutisti i njohur Xhonatan Islami ka konfirmuar së fundmi ndarjen nga moderatorja Roza Lati.

Prej kohësh përflitej se dyshja nuk ishin më bashkë, por asnjëri nuk e kishte bërë publik lajmin. Në një intervistë të fundit, Xhonatani tregoi se marrëdhënia e tyre ka përfunduar rreth 3-4 muaj më parë.

“Kishim kohë bashkë, zgjati për një vit. Ishte një marrëdhënie familje, ishte publike, tani është një kapitull i mbyllur në jetën time. Kemi 3-4 muaj që e kemi mbyllur. Jemi ndarë. I uroj gjithë të mirat, jam i sigurt që edhe ajo më uron gjithë të mirat,” u shpreh ai.
I pyetur nëse ka nisur një romancë të re, ai i tha se aktualisht nuk është në një lidhje, por mbetet i hapur ndaj dashurive të reja në të ardhmen.
“Për një romancë të re nuk është herët, por për momentin nuk kam një romancë. Jam i dashuruar me dashurinë time më të madhe që është fluturimi dhe garimi, kështuqë uroj të jetë një vit i suksesshëm në këtë aspekt,” tha ai në “Zgjohu me MCN”.
© Panoramaplus.al
