12 Korrik, 2025

U përfol për ndarje nga Marina Vjollca, Getoar Selimi flet për marrëdhënien me moderatoren: Jemi të një zëri për gjithçka


Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, ka ndarë së fundmi detaje të rralla nga marrëdhënia e tij me bashkëshorten, moderatoren Marina Vjollca.

Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur se mes tyre ekziston një harmoni e veçantë, edhe pse nuk mungojnë dallimet në disa aspekte.

“Ne jemi shumë të njëjtë, por në disa gjëra jemi të kundërt. Megjithatë, në gjërat kryesore jemi njësoj,” tha Getoari, duke treguar se përkundër ndryshimeve të vogla në karakter, vlerat dhe mënyra e të menduarit janë ato që i bashkojnë fort si çift.

Ai shtoi se marrëdhënia e tyre është ndërtuar mbi një themel të qëndrueshëm, duke u konsoliduar me kalimin e viteve:
“Tani jemi shumë në rregull, është një periudhë shumë e gjatë që e njohim njëri-tjetrin,” u shpreh ai.

Getoari theksoi gjithashtu se ata kanë zgjedhur me vetëdije të mbajnë jetën private larg syrit të publikut.
“Kemi vendosur të jemi të tërhequr, e kemi ruajtur me fanatizëm jetën private. Periudha që po vjen të shtyn të dalësh nga vetja, por ne jemi të dy të një zëri për gjithçka,” tha ai.

.

© Panoramaplus.al