2017-a ka qenë një vit plot sukses në botën e muzikës, ku shumë këngë janë kthyer në hit dhe kanë thyer rekorde klikimesh, duke u ngjitur në top listat botërore.
![]()

Por cila ka qenë artistja më me shumë sukses në vitin 2017? Ajo është Shakira, e cila ka lënë pas me klikime në “Youtube ‘’ sesa gjithë kolegët e tjerë të saj meshkuj edhe femra.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në llogarinë në “Instagram”. Madje ajo është shprehur mjaft e emocionuar dhe e vlerësuar: “Çfarë mënyre e mirë për ta filluar vitin e ri, duke e ditur se e gjithë kjo vjen nga mbështetja e jashtëzakonshme që më keni dhënë! Ju dua kaq shumë”.
© Panoramaplus.al

