Dukesha e Sussex, Meghan Markle, gjatë episodit të podcastit të saj të parë të titulluar “Rrëfimet e një Femre Themeluese”, zbuloi një detaj mjaft personal ndërsa theksoi se vuajti nga preeklampsia gjatë lindjes.

Meghan foli për këtë përvojë me mikeshën e saj, teksa i tha Whitney Wolf se ajo eksperiencë ishte shumë e tmerrshme, shkrujanë mediat e huaja.
“Ju përpiqeni t’i menaxhoni të gjitha këto, dhe njerëzit nuk e dinë se çfarë po ndodh. Në qetësi, ju vazhdoni të jeni të fortë, veçanërisht për fëmijët tuaj, por këto janë frikëra të mëdha mjekësore. Thënë kjo, jeta dhe vdekja kanë rëndësi,” u shpreh Megan.
Gruaja e Harryt, e cila është nëna e Archie dhe Lilibet, tha se po përballej me këtë situatë të rrezikshme, ndërkohë që duhej të përmbushte edhe detyrimet e saj publike.
Wolfe Heard kujtoi momentin kur Meghan u shfaq në publik me të porsalindurin Archie në Kështjellën Windsor, vetëm dy ditë pas lindjes.
“Nuk do ta harroj kurrë imazhin tuaj pasi lindi Archie, ndërkohë që e gjithë bota priste ta shihte për herë të parë. Po bëhesha gati të bëhesha nene dhe mendoja: “O Zot, si ja del kjo femër, si vesh taka dhe prezanton një femije para gjithë botes? Unë nuk mund të merrja as ushqim për vete,” u shpreh ajo.
Gjatë episodit 50-minutësh, dy gratë diskutuan mbi amësinë, sipërmarrjen dhe sesi teknologjia i lejon nënat të jenë produktive pa humbur momentet e çmuara me fëmijët e tyre.
Markle zbuloi se Lily, tashmë tre vjeç, shkon në çerdhe për gjysmë dite dhe vazhdon të flejë shpesh.
“Nëse zgjohet dhe dëshiron të më gjejë, ajo e di se ku të më gjejë, edhe nëse dera e zyrës është e mbyllur. Ai do të ulet në prehrin tim në një nga këto takime drejtuese. Nuk do ta ndryshoja me asgjë. Nuk dua t’i humbas këto momente,” u shpreh Markle.
Pre-eklampsia: (shkurt PE) është një sëmundje që shfaqet vetëm në shtatzani. Ajo mund të prekë bebin, nënën ose të dy bashkë në më të shumtën e rasteve. Mund të shfaqet në cdo moment pas javës së 20-të të shtatzanisë.
Tek nëna ajo mund të shkaktojë crregullime me tensionin arterial (hipertension) dhe humbje të proteinave me urinën (proteinuria, albuminuria). Fillimisht këto crregullime mund të jenë të heshtura, minore por më vonë mund të bëhen serioze. Bebi në barkun e nënës mund të rritet më ngadalë në peshë (IUGR) ose mund të vuajë nga pakësimi i sasisë së oksigjenit që sjell placenta.
© Panoramaplus.al
