Këngëtarja e famshme Britney Spears thuhet se i ka dhënë fund romancës së saj me Paul Richard Soliz për herë të dytë, raporton Page Six.

Një burim i afërt me çiftin është shprehur se dyshja përfunduan lidhjen e tyre në fund të shkurtit.
Sipas TMZ, një tjetër burim raporton se Paul i ka zhvendosur gjërat e tij nga shtëpia e yllit të popit, ku ata jetuan së bashku gjatë romancës së tyre.
Lajmi për këtë vjen pasi Britney u fotografua duke shijuar darkën me Paul dhe fëmijët e tij në ditën e Shën Valentinit.
Në atë kohë, burime zbuluan për median se Britney kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me nëntë fëmijët e Paul.
“Ata kalojnë shumë bukur bashkë dhe kanë sjellë jetë dhe të qeshura në shtëpinë e saj, ku ishte kaq shumë e nevojshme”, tha burimi teksa shtoi: “Shtëpia e saj është e mbushur me dashuri tani.”
Kujtojmë që Britney u nda për herë rë parë me Paulin në korrik 2024, sepse ajo ndjeu se ai kishte përfituar nga stili i saj i jetesës.
© Panoramaplus.al

