Rowan Atkinson i njohur në mbarë botën si Mr Bean u pa duke filmuar skena në Londër, duke ndezur kështu thashethemet për rikthimin e ikonës “Mr Bean” në ekrane.

Aktori 70-vjeçar u pa duke u larguar nga stacioni i metrosë Piçadilly Circus së fundmi, duke mbajtur një foshnjë në krahët e tij, shkruajnë mediat e huaja.
Ylli, i cili luajti për herë të parë Mr Bean në vitin 1990, u shfaq i veshur me një pallto blu, kapele të thurur dhe një çantë të madhe të kuqe, duke nxitur spekulimet për episodet e reja të personazhit shumë të dashur për publikun.

Një fans i cili postoi një video nga momenti i xhirimeve në Instagram shkroi:

“Mr Bean është në Piçadilly Circus, Londër,” kaq u desh që të shpërthenin komentet me fansat e tij që pyesnin nëse ky është një film i ri apo një episod special i Mr.Bean.

Megjithatë, e vërteta është ndryshe, pasi aktori nuk po përgatit rikthimin e tij si Mr Bean, por po luan në serialin e tij të ri “Man Vs Baby”, vazhdim i serialit komedik të vitit 2022, “Man Vs Bee”.
Në këtë aventurë të re, Rowan Atkinson rikthehet në rolin e Trevor Bingley, i cili, pas përvojës së tij kaotike si punëtor shtëpie në një pallat luksoz, tani përballet me një sfidë të re, kujdesin për një fëmijë në një apartament luksoz në Londër, shkruan protothema.gr.
Seriali i ri do të përbëhet nga katër episode dhe është krijuar dhe shkruar nga vetë aktori, në bashkëpunim me Will Davis.
Seriali “Man Vs Bee”, i lançuar në vitin 2022, luajti Atkinson si një baba i ngathët i cili punësohet për t’u kujdesur për një rezidencë të mbushur me vepra arti të çmuara, makina klasike dhe një qen të adhurueshëm. Megjithatë, përpjekja e tij për të neutralizuar një bletë problematike përfundon në një rrëmujë shkatërruese.
© Panoramaplus.al

