28 Shkurt, 2018

U njohën dhe u lidhën në “Big Brother”, çifti në pritje të fëmijës së dytë (FOTO)


Ata janë padyshim një prej çifteve më të famshëm dhe jetëgjatë që u njohën në “Big Brother”. Lidhja e tyre nisi brenda shtëpisë, më pas u kurorëzua me martesë si dhe me një fëmijë.

Por dyshja Neda-Ogren mesa duket kanë një tjetër lajm të bukur për të ndarë me fansat e tyre.

Siç bën të ditur revista “Bordo”, ata janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Në fotot e publikuara nga revista, Neda shfaqet me barkun e rrumbullakosur, teksa mban një fjalim.

© Panoramaplus.al