13 Nëntor, 2023

U ngrita në mëngjes dhe…” – Banorja e “Big Brother Vip” rrëfen ndarjen nga jeta të ish-partnerit të saj: Ma tha një natë më parë, por nuk e kuptova


Banorja e BBV Kosova, tansgjinorja Edona James, ka treguar detaje të tjera nga jeta e saj private, si dhe nga marrëdhëniet e saj me ish-partnerët.

edona james

Së fundmi, transgjinorja në një bisedë me disa prej banorëve, ka treguar për një rast të rëndë që i kishte ndodhur.

Edona zbuloi se në moshën 20 vjeçare ishte në një lidhje që përfundoi me një fatkeqësi, duke treguar se ish-partneri i saj bëri vetëvrasje.

 “I kisha 20 vjet, ai e ka varur veten, unë e kam gjetur në mëngjes, për shkak të punës që kam bërë unë, nuk ka mundur ta përballoj, e ka shkruar një letër, u zgjova në mëngjes, ma ka ndje zemra. E kam dashur shumë, më tha një natë më herët ‘nëse nuk do kishe ardh në shtëpi tash do e vrisja veten’, po unë nuk e kuptova, më donte shumë edhe ai mua, ky ka qenë rasti më i rëndë për mua në jetë”, u shpreh Edona.

edona-james

Ndërkohë, kujtojmë që Edona në rrugëtimin e saj në BBVK ka fituar zemrat e publikut duke u zgjedhur dy herë radhazi si e preferuar.

edona james2

© Panoramaplus.al