25 Mars, 2021

“U ndava se nuk më pëlqente seksi me të”- Pas pesë vitesh, 28-vjeçarja i kërkon ish-partnerit që të…


Një 28-vjeçare tregon për “Dear Deidre” se si u nda nga i dashuri pesë vite më parë, sepse nuk i pëlqente performanca e tij në shtrat, shkruan “The Sun”.

lidhje marredhenie

U ndava me të dashurin tim, sepse nuk më pëlqente seksi me të.

Por pas tre vjetësh unë ende e ndjej mungesën e tij dhe dua që të kthehet.

Unë jam 28 vjeç dhe i dhashë fund marrëdhënies time pesë-vjeçare me ish-in tim, i cili është po ashtu 28 vjeç, sepse ai ishte gjithmonë i lodhur pas punës dhe kurrë nuk donte të bënte seks.

Unë kam pasur disa marrëdhënie të tjera që pas ndarjes, por asnjëra prej tyre nuk funksionoi.

Njeriu i fundit më tradhtoi dhe të tjerët thjesht nuk ishin aq të mirë apo aq argëtues sa ish-i im.

Ai tani e ka hedhur pas krahëve historinë tonë dhe është në një marrëdhënie serioze, por unë e kam kuptuar që ende e dua.

Unë madje ëndërroj për të dhe zgjohem duke qarë, duke dashur të kthej kohën dhe të ndryshoj vendimin tim. Si mund ta kapërcej këtë?

“Dear Deidre” thotë:

Ju u ndatë me të për një arsye të mirë, sepse nuk ishit të lumtur në marrëdhënie.

Ai nuk ishte i duhuri për ju dhe nëse do të qëndronit ndoshta do të ishit penduar edhe për këtë. Ju thjesht nuk keni takuar djalin e duhur”.

© Panoramaplus.al