18 Qershor, 2025

U ndanë pasi aktorja mbeti shtatzënë, këngëtari zbulon emrin e vajzës së tij me Megan Fox tre muaj pas lindjes


Machine Gun Kelly ka zbuluar emrin e vajzës së tij me  Megan Fox, gati tre muaj pasi vogëlushja erdhi në jetë.

Screenshot_15

Këngëtari postoi një video në Instagram, ku shfaqet duke luajtur kitarë për të bijën, ndërsa shkroi: “Saga Blade Fox-Baker: faleminderit për dhuratën e mrekullueshme Megan Fox”.

Saga Blade lindi në mars të vitit 2025 dhe është fëmija i katërt i Fox pas tre djemve që pati nga martesa me Brian Austin Green, ndërsa është fëmija i dytë për këngëtarin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by mgk (@machinegunkelly)

 

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly u fejuan në janar të vitit 2022, por marrëdhënia e tyre përfundoi në fund të nëntorit, menjëherë pasi u njoftua shtatzënia. Edhe pse ata kanë një vajzë së bashku, një burim pranë tyre tha për revistën People se çifti nuk kërkonte një ribashkim.

Muzikanti herë pas here qëndron në shtëpinë e aktores, por vetëm për të kaluar kohë me vajzën e tyre.

“Lidhja e tyre tani është e kufizuar në kujdestarinë e përbashkët të vajzës së vogël. Machine Gun Kelly herë pas here qëndron në shtëpinë e Megan, por vetëm për të parë vajzën e tij“, tha burimi.

Us Weekly raportoi se aktorja thuhet se po mendon t’i japë babait të fëmijës së saj një shans të dytë. Sipas një burimi për revistën: “Ajo ndien sikur ky fëmijë ishte pikërisht ajo që i nevojitej. Ai kujdeset për të dyja. E gjithë kjo e ndryshon disi mendimin e saj për të dhe nëse ka një perspektivë për një të ardhme së bashku.”

© Panoramaplus.al