11 Mars, 2021

U ndanë pas 12 vitesh së bashku? Zbulohet e vërteta rreth thashethemeve për martesën e Iker Casillas dhe Sara Carbonero


Iker Casillas dhe bashkëshortja e tij, Sara Carbonero i kanë dhënë fund thashethemeve se i kanë dhënë fund martesës.

Të mërkurën, revista spanjolle Lecturas, shkroi se çifti ishin ndarë dhe prej muajsh nuk jetonin më së bashku.

Media raportoi se ish-portieri i Real Madrid Casillas, 39 vjeç, kishte marrë vendimin për tu zhvendosur në një shtëpi tjetër në La Finca.

Lajmet vijnë pas spekulimeve mbi martesën 5-vjeçare të çiftit, ndërkohë që Iker u largua nga futbolli pas një sulmi në zemër ndërsa bashkëshortja e tij është në betejë me kancerin e vezoreve.

Por lajmet janë hedhur poshtë nga revista e njohur Hola!, e cila citoi një burim pranë çiftit.

“Një burim pranë tyre tha se lajmi nuk është i vërtetë. Çifti, që kohët e fundit kanë pasur probleme me shëndetin, janë bashkë,”- raportoi revista.

“Kur Sara u shtrua në spital disa javë më parë, Iker ishte vazhdimisht pranë saj”- shtoi burimi teksa i referohej shtrimit në spital të 37-vjeçares, e cila vuan nga kanceri në vezore. “Tani pas katër javësh normaliteti është rikthyer në jetën e tyre. Sara dhe Iker po bëjnë plane familjare me fëmijët e tyre Martin dhe Lucas, me të cilët përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë që të jetë e mundur në mënyrë që të hedhin pas krahëve momentet e këqija.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al