8 Prill, 2025

U ndanë dhe u ribashkuan, partnerja e Alvaro Moratës thyen heshtjen disa muaj pas ngjarjes! Influencuesja ndan detaje nga pajtimi me futbollistin: Nuk e di se si mund ta merrnim atë vendim, ja si reagoi familja ime


Futbollisti i Kombëtares Spanjolle, Alvaro Morata dhe gruaja e tij Alice Campello, prindër të 4 fëmijëve njoftuan ndarjen e tyre me anë të një postimi në InstaStory, gushtin e vitit të kaluar, pas një martese 7-vjeçare.

Mirëpo vetëm pak kohë më vonë dyshja u panë në krah të njëri-tjetrit teksa postuan selfie krah njeri-tjetrit, duke konfirmuar edhe njëherë një ribashkim mes tyre.

Lidhur me këtë situatë, Alice ka thyer heshtjen disa muaj pas ngjarjes së ndodhur në një program televiziv, teksa ka zbuluar detaje për ndarjen dhe pajtimin e tyre.

Përsa i përket ndarjes ajo është shprehur se ai vendim ishte më i gabuari që mund të kishin marrë ndonjëherë teksa shprehet:

“Ishte gabimi më i madh që kemi bërë ndonjëherë në jetën tonë. Çdo ditë e përsërisim. Nuk e di se si mund ta merrnim atë vendim. Kjo përvojë na ka mësuar shumë të dyve sepse e kuptuam se çfarë është të jesh pa njëri-tjetrin.”

Ndër të tjera influencuesja përmendi dhe një nga momentet e vështira që ka kaluar, kur pas një lindjeje të komplikuar pothuajse humbi jetën.

“Është e lehtë të biesh në depresion ose të kesh momente brishtësie. Është diçka që më ndryshoi, kisha kohë që nuk isha mirë dhe ndoshta as që e kisha kuptuar, “ u shpreh Alice.

Nëna e katër fëmijëve rrëfeu gjithashtu se babai i saj i cili besonte në dashurinë e tyre të madhe, ishte mjaft i inatosur asaj kohe për vendimin e çiftit.

“Unë jam shumë e lidhur me  babain tim dhe ai ishte shumë i inatosur sepse nuk mund të shpjegonte se si dy njerëz që e duan njëri-tjetrin aq shumë mundën të shkatërronin diçka kaq të bukur”.

Në fund të intervistës për “Verissimo”, Cambello nuk nguroi të falenderonte familjen e saj për rolin që luajti gjatë gjithë atij procesi dhe periudhe të vështirë. 

“I jam shumë mirënjohëse familjes sime për vlerat që më kanë rrënjosur dhe që më kanë thënë gjithmonë të vërtetën”.

Vlen të theksohet se Campello e ka pranuar në revistën ¡Hola! se kanë kërkuar ndihmë profesionale: “Terapia është e nevojshme për të ditur se ajo që po ju ndodh mund t’i ndodhë kujtdo”.

SI ERDHI NDARJE E DYSHES DHE KUR U RIBASHKUAN

Sulmuesi i Milanit konfirmoi ndarjen në një postim në Instagram, ku u shpreh se ky vendim ishte i dhimbshëm për ta dhe erdhi pas disa kohësh reflektimi.

Ai shpjegoi se gjatë martesës së tyre dyshja kanë pasur një marrëdhënie të mrekullueshem ku kanë respektuar njëri-tjetrin.

“Pas disa kohësh reflektimi, unë dhe Alice morëm vendimin për të ndarë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme dhe respektuese në të cilën ne e donim dhe ndihmuam shumë njëri-tjetrin. Ishin vite të mrekullueshme, fryti i të cilave ishin katër. Fëmijët, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë. Është një vendim i dhimbshëm, ndaj kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri”, shkroi ai.

 “Mos shpikni histori për një minutë protagonizëm sepse, e përsëris, nuk ka munguar respekti në asnjë moment, vetëm shumë keqkuptime të vazhdueshme që pak nga pak e kanë konsumuar lidhjen, Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe gjithçka që përjetuam së bashku ishte e pabesueshme dhe e paharrueshme”, përfundoi 31-vjeçari spanjoll.
66b9c54f8d7bb

Por çifti i  dhanë edhe një shans të dytë martesës së tyre, pasi modelja  konfirmoi se është rikthyer në krahët e babait të katër fëmijëve të saj. Pajtimi i çiftit erdhi pas një periudhe spekulimesh dhe thashethemesh të vazhdueshme. Shenjat e para të telasheve u shfaqën më 11 gusht, kur dyshja hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Vetëm një muaj para ndarjes, qarkulluan pamjet e çiftit duke festuar fitoren e Euro2024 nga Spanja.

alvaro morata9

 Modelja shkoi në Itali pas transferimit të Moratas në AC. Ajo deklaroi se kishin të njëjtët avokatë dhe nuk e kishin konsideruar divorcin, një tregues se një ndarje nuk ishte aq e afërt sa u perceptua fillimisht.

Natyra e marrëdhënies së tyre u bë e dukshme gjatë festimit të ditëlindjes së futbollistit në tetor, kur 29-vjeçarja e uroi, duke sinjalizuar dëshirën e tyre për të kapërcyer problemet në marrëdhënien e tyre.

Në nëntor, dyshja u pa së bashku në Milano, duke shijuar një shëtitje familjare me fëmijët e tyre.

Për më tepër, pjesëmarrja e modeles në një nga ndeshjet e Moratas në San Siro nxiti spekulime për një rikthim mes tyre, ku disa gazetarë sportivë italianë pohuan se çifti ishte pajtuar.

Thashethemet që qarkulluam prej disa kohësh u konfirmuan kur modelja dhe futbollisti zyrtarizuan rikthimin e tyre me një foto të publikuar në rrjetet sociale.

alvaro morata 1

Në imazh ylli spanjoll shihet duke puthur në faqe nënën e 4 fëmijëve të tij, teksa të dy buzëqeshin para kameras.

Krahas imazhit futbollisti vendosi edhe një emoji zemre për të vulosur rikthimin e tyre.

alvaro morata

 

© Panoramaplus.al