17 Nëntor, 2020

U nda nga jeta një muaj pasi u akuzua për përdhunim, zbulohet shkak ku vdekjes së Dj të famshëm


Është zbuluar shkaku i vdekjes së Dj të famshëm, Erick Morillo rreth dy muaj pas ndarjes së tij nga jeta.

Producenti muzikor, i njohur për hitin “I Like to Move It”, të vitit 1993, ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare.

Fox Ness raporton se shkaku i vdekjes së tij ishte toksiciteti akut i ketaminës dhe është regjistruar si aksidentale.

Toksiciteti i ketaminës mund të shkaktojë një sërë simptomash neurologjike, kardiovaskulare, psikologjike, urogjenitale dhe abdominale, të cilat varen nga doza.

Morillo u gjet pa jetë më 1 shtator në banesën e tij nga policia.

Vdekja e tij erdhi pak më pak se një muaj pasi ai u arrestua dhe u akuzua se përdhunoi një grua në shtëpinë e tij në dhjetor.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al