2 Dhjetor, 2024

U mbajtën peng për 12 orë! Si modelja e Victoria’s Secret dhe familja e saj u rrëmbyen nga bandat teksa dolën nga restoranti luksoz në San Paulo


Një ish-modele e Victoria’s Secret e cila jeton në Neë York dhe familja e saj u rrëmbyen nën kërcënimin e armëve dhe u mbajtën në një kasolle në Brazil për 12 orë.

Luciana Curtis, burri i saj dhe vajza e tyre 11-vjeçare u kapën nga njerëz të maskuar teksa dilnin nga një restorant në Alto da Lapa, një lagje luksoze në Zonën Perëndimore në Sao Paulo.

Ata u dërguan në një kasolle në një zonë rurale të shtetit të Sao Paulos dhe u mbajtën atje për 12 orë shkruan Daily Beast.

Banda transferoi para në llogaritë bankare të grupit kriminal si edhe vodhi makinën e çiftit, një GWM Haval, me vlerë më shumë se 33,000 dollarë.

Shumat e vjedhura nuk janë treguar ende nga modelja 47 vjeçe dhe bashkëshorti i saj, fotografi Henrique Gendre, 53 vjeç.

Ishte vajza e madhe e çiftit e cila lajmëroi policinë pasi familja e saj nuk u kthye nga restoranti.

Megjithatë, banda kishte liruar tashmë prindërit dhe vajzën rreth orës 10:30 të mëngjesit të së enjtes.

Policia tha se treshja “paraqiti një gjendje emocionale shumë të tronditur” ndërsa zyra e shtypit e Curtis tha se familja “është pak më mirë tani”.

Curtis është vajza e biznesmenit britanik Malcolm Leo Curtis. Ajo e ndan kohën e saj mes Nju Jorkut, Sao Paulos dhe Londrës.

Ajo ka modeluar për Victoria’s Secret, Harrods dhe H&M.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luciana Curtis (@lucurtis)

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luciana Curtis (@lucurtis)

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luciana Curtis (@lucurtis)

 

© Panoramaplus.al