29 Gusht, 2023

U ‘kryqëzua’ në rrjet pasi ngriti flamurin e Serbisë teksa performonte, Rita Ora reagon me anë të një videoje


Prej disa ditësh tashmë, Rita ora është kthyer në kryefjalën e mediave pas performancës në Hungari ku i mori një fansi flamurin serb teksa këndonte në skenë.

E teksa videoja po bënte xhiron e rrjetit, Rita reagoi menjëherë ku sqaroi se nuk e kishte dalluar se flamuri kishte qenë i Serbisë. Madje në një prononcim për “Klan Kosova”  ylli tha se është krenare që është shqiptare dhe nuk ka pasur si qëllim të mos respektojë trashëgimin e saj e aq më pak të mërzisë popullin dhe familjen e saj.

E mes zhurmës së shkaktuar, artistja ka ndarë së fundmi në InstaStory një video të Mbretit Charles i cili flet për ikonat e shqipërisë duke përmendur ndër të tjera Nënë Terezën dhe Rita Orën.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ???‍♀️ (@ladyritaora)

© Panoramaplus.al