Lauren Sanchez i është përgjigjur në mënyrë diskrete kritikave që mori për zgjedhjen e veshjes të saj në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump , që u zhvillua më 20 janar.

E fejuara e Jeff Bezos u shfaq në Capitol me një kostum të bardhë me dekolte të hapur, e ndërsa poshtë xhaketës dukeshin një palë reçipeta të bardhë dantelle.

Pamja e saj ngjalli mjaft reagime në rrjet sociale, shumë komentues e quajtën veshjen e Lauren të papërshtatshëm për atë event, disa të tjerë pretendojnë se ishte e mirë menduar nga ajo për të qenë në qendër të vëmendjes.

55-vjeçarja iu përgjigj me delikatesë atyre që e kritikuan, duke i pëlqyer disa komente pozitive që i janë bërë nën disa foto që ka postuar në Instagramin e saj.

Megjithatë Sanchez nuk ka pozuar me veshjen në fjalë dhe nuk ka postuar asnjë foto të tillë.

Disa komente që ajo pëlqeu lexonin: “Vajza që tronditi eventin, injoro urrejtësit; Mendimi i vetëm që ka rëndësi është i yti dhe i Jeff; Ti je një frymëzim për mua dhe për shumë gra, jam e sigurt.”
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

