Kanye West u është përgjigjur kritikave rreth videoklipit ku “rrëmbeu dhe varrosi” Pete Davidson.

Në videoklipin e tij më të ri, një pjesë të të cilit e publikoi para pak ditësh, Kanye West ka ndërtuar një skenë shqetësuese me anë të animacioneve. Në të reperi rrëmben dhe varros të dashurin aktual të Kim Kardashian, Pete.
Videoja “Eazy” mori një vëmendje të madhe në janar, pasi reperi u shpreh në këngë që do të zhdëp në drru Pete Davidson. (Just so I can beat Pete Davidson’s ass.) Në video Kanye ndodhet ulur mbi një arkivol teksa më pas vendos një çantë mbi kokën e një personazhi të ngjashëm me Davidson dhe duke e rrëmbyer atë.
Ai e lidh personazhin e ngjashëm me Davidson dhe shkon me makinë në një zonë të braktisur, duke e varrosur Pete deri në qafë përpara se të mbjellë farat e trëndafilit rreth kokës së tij. Lulet fillojnë të lulëzojnë dhe Davidson, ende gjallë, shikon ndërsa Ye zgjedh disa dhe i ngarkon në një kamionçinë.
![]()
![]()
Imazhi është një referencë e qartë e West i cili i dhuroi ish-bashkëshortes – dhe të dashurës së Davidson – Kim Kardashian një kamion me trëndafila në ditën e Shën Valentinit.
Pas kritikave, së fundmi Kanye ka postuar në llogarinë e tij të “Instagrami”-it një status duke reaguar ndaj gjithë polemikave që shkaktoi videoklipi i tij, teksa u përpoq të shpjegonte se nuk kishte qëllime të këqija.
West shkruajti në postimin e tij:
“Arti është terapi ashtu si kjo pamje. Arti mbrohet si liria e fjalës. Arti frymëzon dhe thjeshton botën. Arti nuk është një përfaqësues për asnjë sëmundje apo dëm. Sugjerimi ndryshe për artin tim është i rremë dhe i qëllimshëm.“


