Millie Bobby Brown ka pozuar me bikini dhe me një ngjyrë flokësh ndryshe komentet e ndjekësve për pamjen e saj.

Millie Bobby Brown bëri një tjetër ndryshim në flokët e saj, pak ditë pasi u shfaq bionde. Ylli 21-vjeçar i “ Stranger Things ” ka shpërndarë një seri fotosh në plazh, e veshur me bikini.

Por ajo që zgjoi interesin e fansave të saj ishte pamja e saj e re. Në foto, Brown duket se ka flokë më të gjatë në një nuancë kafe. Këto imazhe ngatërruan disa nga ndjekësit e saj, ndërsa komentuan nën postimin e saj.

Ndaj mes komenteve që mori aktorja, një shkroi: “Prit, nuk ishe bjonde?” , dhe një tjetër: “Millie Bobby Brown po errësohet.”
Kur aktorja vendosi të dilte publikisht me ndryshimin e flokëve, ajo mori komente negative për pamjen e saj. Pas paraqitjeve të para me stilin e rinovuar dhe pas kritikave negative, ajo vendosi të mbajë qëndrim përmes një story në Instagram.

Disa komente pohuan se ndryshimi i ngjyrës së flokëve e bën atë të duket më e vjetër se mosha e saj, ndërkohë që nuk munguan komentet se ajo kishte bërë një operacion estetik. Si përgjigje, Bobbi Brown postoi një pamje të një artikulli britanik të Vogue të titulluar: “Askujt nuk i plas sa vjeç ju mendoni se duket Millie Bobby Brown, faleminderit,” shkruan ajo.


