9 Shkurt, 2026

U konfirmua zyrtarisht si artisti kryesor, Bad Bunny nuk do të paguhet për performancën në “Super Bowl 2026”


Bad Bunny nuk do të marrë asnjë pagesë për paraqitjen e tij në shfaqjen e pushimit të Super Bowl 2026. Këngëtari portorikan, i cili është përgatitur për muaj me radhë për këtë performancë madhore, u konfirmua zyrtarisht si artisti kryesor që në shtator të vitit 2025.

Ashtu siç ndodh tradicionalisht, NFL nuk paguan artistët që performojnë në shfaqjen e pushimit të Super Bowl. Në vend të një honorari financiar, interpretuesit përfitojnë nga ekspozimi i jashtëzakonshëm që ofron kjo skenë, e cila ndiqet nga qindra miliona shikues dhe konsiderohet transmetimi televiziv më i madh vjetor në Shtetet e Bashkuara.

NFL mbulon të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe të prodhimit të shfaqjes. Sipas vlerësimeve të Reuters, këto kosto arritën rreth 13 milionë dollarë në vitin 2020. Artistët marrin vetëm të ashtuquajturën “shkallë sindikale”, një pagesë minimale simbolike e përcaktuar nga kontratat, shumë larg shumave milionëshe që ata fitojnë zakonisht nga koncertet.

“Ne nuk i paguajmë artistët. Ne mbulojmë shpenzimet dhe kostot e prodhimit,” deklaroi një zëdhënës i NFL për Forbes në vitin 2016

Pavarësisht mungesës së një page të drejtpërdrejtë, shfaqja e pushimit të Super Bowl mbetet një nga platformat më prestigjioze në botë. “Shumë artistë e shohin këtë si një mundësi unike për të ndarë muzikën dhe talentin e tyre me miliona shikues”, ka shpjeguar avokatja e industrisë së argëtimit, Lori Landew.

© Panoramaplus.al