3 Qershor, 2025

U kap me kokainë, ylli i “The Sixth Sense” i shpëton burgut! Ja çfarë vendosi gjykata


Aktori i njohur Haley Joel Osment ka arritur një marrëveshje pranimi të fajësisë me autoritetet e Kalifornisë, duke shmangur dënimin me burg pas arrestimit të tij më 8 prill për posedim kokaine dhe dehje në publik.

Osment, 37 vjeç, i cili u bë i famshëm në fund të viteve ’90 me rolin e Cole Shear në filmin The Sixth Sense, do të marrë pjesë në tre seanca të Alkoolistëve Anonimë në javë si pjesë e një programi rehabilitimi njëvjeçar. Marrëveshja e arritur me Gjykatën e Kalifornisë Veriore parashikon gjithashtu që aktori të shmangë paraqitjen në gjykatë më 7 korrik, për sa kohë që respekton kushtet e programit.

Ky është një rast i përsëritur për Osment, i cili më parë ishte dënuar në vitin 2006 për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit në Los Angeles. Autoritetet kishin shprehur rezerva për vendimin e tij për t’u përfshirë në rehabilitim, duke përmendur historikun e tij penal.

Sipas revistës People, gjatë arrestimit të fundit, Osment dyshohet se u kap në kamerat e trupit të policëve duke bërë komente me përmbajtje raciste – një incident që mund të ketë pasoja të mëtejshme nëse vërtetohet zyrtarisht.

Pas suksesit të madh me filmin The Sixth Sense, ku shprehja e tij ikonike “I see dead people” u bë pjesë e kulturës pop, Osment u shfaq në projekte të tjerë të njohur si Pay It Forward, A.I. i Steven Spielberg dhe seriale të njohura si The Kominsky Method dhe Teachers.

© Panoramaplus.al