Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Deamishel Hoxha së fundmi ka treguar se po shijon festat e fundvitit në qytetin e dashurisë, Paris.

Disa ditë më parë bukuroshja u fotografua në një nga baret e Parisit, ku në shoqërinë e saj shfaqet edhe një mashkull, teksa fansat aluduan se ai mund të jetë i dashuri i ish-banores.

Krejt të shkujdesur dhe larg syve të publikut që mund ti njoh, çifti duket se ka pushuar disa ditë në Paris. Megjithatë, edhe atje ka pasur disa persona që i kanë identifikuar, duke i shkrepur disa foto paparacë.

Megjithatë në rrjet qarkuluan zëra se mashkulli misterioz është ish i dashuri i Deas, ndonëse një gjë e tillë nuk u konfirmua nga ana saj.
Së fundmi blogerja ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram, ku ka reaguar në lidhje me lajmet se ajo ndodhet në qytetin e dashurisë me të dashurin e saj duke treguar mashkullin që e shoqëron atë në Paris.

Ish-finalistja e “Big Brother VIP”, zbuloi se po shijon festat e fundvitit në Francë me vëllain e saj, e cila së bashku me të po vizitojnë vende të ndryshme në këtë shtet.

DeaMishel ishte një ndër banoret më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, e cila qëndroi për plot 133 ditë dhe arriti të ishte një ndër katër finalistët e spektaklit.

E natyrisht si për çdo personazh grua, një interes të shtuar ka edhe për jetën private. Në lojë Dea u fut dhe doli si beqare, pavarësisht se përgjatë qëndrimit në shtëpi, disa flirte i pati. Edhe pas garës, në deklaratat e saj, ajo vijonte të ishte beqare.

E pyetur nëse është në një lidhje dashurie për të cilën është përfolur goxha kohëve të fundit, ish-finalistja shprehu dëshirën për ta pasur një partner por tregoi se momentalisht është vetëm. Sipas saj mashkulli që ajo dëshiron të ketë në krahë duhet t’i japë siguri.

“Do doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh). Dua një mashkull që të jep siguri. Në jetën time të përditshme unë dua të kem kontroll mbi çdo gjë dhe dua që kur të jem me partnerin të jem unë e qetë dhe të jetë ai që udhëheq”, u shpreh Dea.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Dea Mishel Hoxha dhe Krist Aliaj janë parë shpesh nën shoqërinë e njëritjetrit, madje në rrjet fansat aludohet se mes tyre mund të nisë ndonjë romancë.

Por “marrëdhënia” mes tyre ka qenë gjithnjë miqësore. Kujtojmë se miqësia mes dy ish-finalistëve të “Big BrotherVIP” nisi gjatë qëndrimit në shtëpi dhe tashmë po vazhdon edhe jashtë.


