12 Dhjetor, 2020

U izoluan në shtëpi nga infektimi me Covid-19, Mihrije Braha dhe Naim Abazi japin lajmin e mirë


Disa ditë më parë, Mihrije Braha dhe Naim Abazi zbuluan se janë prekur nga Covid-19 dhe për këtë arsye nuk mundën të udhëtonin nga Kosova drejt Shqipërisë për të zhvilluar një intervistë.

naim abazi, mihrije braha (2)

Dyshja ishte izoluar në shtëpi, teksa prisnin përgjigjen e testit të Covid-19, pasi fillimisht dyshonin për infektimin nga disa simptoma që Abazi kishte shfaqur.

mihrije braha (2)

Tashmë, Mihrija ka ndarë lajmin e mirë me të gjithë.

naim abazi, mihrije braha (4)

Këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto me bashkëshortin, të cilat, mesa duket janë shkrepur në momentin që kanë mësuar se e kanë kaluar virusin.

naim abazi, mihrije braha (5)

Krahas tyre, Mihrija shkroi: “E kaluam”.

mihrije braha

Urimet për çiftin ishin të shumta, ku miqtë dhe fansat shprehnin lumturinë që tashmë të dy ishin mirë.

mihrije braha (3)

© Panoramaplus.al