“As ni got” është kënga e re e këngëtares Nora Istrefi. Bashkëpunim ky që vjen me Dj Mixey-n. Në klip ajo shfaqet me një kërcim tepër seksi, e veshur me një body tëzi.

Ka qenë balerina e njohur Klaudia Pepa ajo që ka bërë koreografinë e performancës në klip të Norës.
E pyetur nga moderatori i emisionit “Mirage” se si ka reaguar Roberti pasi ka parë performancën e gruas së tij, e cila ka çmendur të gjithë meshkujt, Nora është përgjigjur: “Robertit i ka pëlqyer. Ai ka qejf kur më shikon mua duke vallëzuar dhe duke aktruar. Ka qenë Klaudia që është kujdesur për këtë kërcim. Kemi qenë bashkë të “Dance with me” dhe kemi pasur rastin për ta njohur edhe unë edhe Roberti, kështu që ai e ka ditur pak a shumë çfarë lloj vallëzimi do të ishte. E kemi thirrur të dy”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al

