8 Tetor, 2020

“U hodhe si kaposh”, konkurrentja e “Përputhen” e largon nga programi, Irgent Çollaku shpërthen në ofendime


Këtë javë, “Përputhen” ka disa surpriza për katër vajzat! Ato do të kenë mundësinë të njihen me djem të rinj, por kundrejt një “sakrifice”: do të eliminojnë dikë nga djemtë që janë aktualisht pjesë e programit.

irgent dhe fjorela (4)

Ditën e djeshme Fjorela Peto zgjodhi Irgent Çollakun për ta eliminuar nga programi, por duket se ky i fundit nuk e priti aspak mirë, pasi shpërtheu në ofendime ndaj saj.

Pjesë nga biseda:

Irgent Çollaku: Pse eliminon Irgentin Fjorela? Ma shpjego arsyen.

Fjorela Peto: Pse duhet të kem një arsye specifike për të të eliminuar?

Irgent Çollaku: Ma shpjego pra!

Fjorela Peto: Sepse nuk do dilja me ty!

Irgent Çollaku: S’do ti, duan vajzat e tjera të dalin me mua. Avash ti qetësohu! Tranquila lale!

Fjorela Peto: Ja një arsye tjetër për ta larguar, se Irgenti flet pa lidhje. Unë dhash opinionin tim, ti hidhesh si kaposh!

Irgent Çollaku: Po flet në tym! Mos e vrit menjen se e sqarojmë.

Fjorela Peto: Si në tym?!

Bora Zemani: Irgenti largohet! Hajde tek unë.

Irgent Çollaku: Faleminderit Fjorela, po kujdes!

Fjorela Peto: Për çfarë kujdes?

Arjan Konomi: S’po e merr fare me sportivitet. Ti bën dhe humor.

Irgent Çollaku: Ku të bësh humor më atë? Ajo as ka dal me mua në takim. Fjorelën nuk e respektoj!

Fjorela Peto (3)Fjorela Peto (4)

irgent dhe fjorela (2)irgent dhe fjorela (1)

fjorela dhe marisi (9)fjorela dhe marisi (6)fjorela dhe marisi (5)fjorela dhe marisi (4)

© Panoramaplus.al