Këngëtarja me famë botërore Lady Gaga, ka shpjeguar sesi nuk u prek kurrë nga komentet që merrte në fillim të karrierës së saj me pretendimin se dikur kishte qenë mashkull.

Teksa ka folur për serialin e ri i cili pritet të lançohet së shpejti “E Ardhmja me Bill Gates” ajo theksoi se nuk u viktimizua asjëherë për paragjykimet që i bënin ndjekësit.
“Mendova se çfarë mund të ndodh kur një fëmijë sheh një person të famshëm që ndihet i turpëruar me veten”, tha Gaga.

Ajo shtoi se nuk e ndjeu si obligim të bëntë një sqarim rreth kësaj teme edhe pse ishte pyetur në shumë intervista.
Në një intervistë që dha në vitin 2011 dhe u pyet për këtë, ajo u përgjigj: “Pse dreqin do të humbisja kohën time në një deklaratë për shtyp nëse kam penis apo jo? Fansave të mi nuk u intereson. Kështu që as mua”.
© Panoramaplus.al
