17 Mars, 2021

U gjet i vdekur në pishinën e aktorit dhe prezantuesit të njohur, arrestohet pas 20 vitesh i dyshuari për vrasjen e 31-vjeçarit


Një 50-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Stuart Lubbock në shtëpinë e prezantuesit dhe aktorit të njohur, Michael Barrymore.

Lubbock, në atë kohë 31-vjeç, u gjet i vdekur brenda në pishinë në mars 2001.

BBC raporton se i dyshuari për vrasjen u arrestuar në Cheshire, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera rreth arrestimit të tij.

Lubbock po merrte pjesë në një parti që po zhvillohej në shtëpinë e 68-vjeçarit Barrymore, së bashku me tetë persona të tjerë.

Autopsia pas vdekjes zbuloi se Lubbock kishte pësuar dëmtime “të tmerrshme” para se të vritej.

Deri tani askush nuk ishte akuzuar për vrasjen e tij.

Në një intervistë në muajin shkurt, babai i Lubbock, Terry, 76-vjeç, tha se kishte vetëm disa muaj jetë pasi ishte diagnostikuar me kancer të fazës së fundit.

“Arsyeja për të cilën kam jetuar ka qenë për të gjetur drejtësi për Stuart”- u shpreh ai.

Ndërkohë Barrymore, i cili u bë një emër i njohur për shfaqje të tilla si Strike It Lucky, gjithmonë e ka mohuar përfshirjen në vdekje.

“S’kam pasur të bëj me këtë gjë dhe vazhdoj të shahem dhe ngacmohem nga mediat,”- tha ai në një intervistë vitin e kaluar.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al