28 Tetor, 2023

U gjet i pajetë në vaskë, nëna e këngëtarit të njohur ngre padi kundër mjekëve për vdekjen e tij


Nëna e këngëtarit të njohur Aaron Carter, Jane Carter së fundmi ka ngritur një padi kundër mjekëve që i kanë rekomanduar djalit të saj disa lloje ilaçesh.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo gjatë një interviste për TMZ, tresa tregoi se mjekët i kanë dhënë ilaçe djalit të saj pa pasur nevojë për to, pasi sipas saj Aaron ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mirëpo nuk ka mjaftuar kjo pasi për të gjetur drejtësi mbi vdekjen e të birit, Jane në padi ka përfshirë edhe kompaninë e barnave “Walgreens”.

 

© Panoramaplus.al