Brookyln Beckham i ka shtuar koleksionit të tij të gjerë të tatuazheve një dedikim për gruan e tij të ardhshme, Nicola Peltz.

Fotografi 21-vjeçar postoi në Instagram një foto ku dukeshin sytë e të fejuarës së tij në pjesën e pasme të qafës.

Në pamje të parë vihet re Brooklyn teksa i lyen buzët Nicola-s, e cila i ka ngulur sytë kamerës.

Brooklyn zgjodhi të mos e përmendte tatuazhin në mbishkrimin krahas fotove.

Tatuazhi i Brooklyn duket se ishte frymëzuar nga dedikimi që Zayn Malik i bëri të dashurës së tij, modeles Gigi Hadid, sytë e së cilës i bëri tatuazh në gjoks.

Brooklyn është një tifoz i madh i tatuazheve. Ai i ka dedikuar edhe nga një të tillë prindërve.


Ai gjithashtu ka vitet e lindjes së vëllezërve dhe motrave të tij: Romeo, Cruz dhe Harper dhe një aparat fotografik që përfaqëson dashurinë e tij për fotografinë.



