Jennifer Garner është afruar shumë me ish-bashkëshortin e saj, Ben Affleck , pas divorcit të tij nga Jennifer Lopez, fakt i cili mesa duket ka shqetësuar partnerin e aktores 52-vjeçare.

Sipas Page Six, John Miller thuhet se i vuri një ultimatum marrëdhënies së tyre pasi burime treguan se Ben Affleck po afrohej shumë me ish-gruan e tij.

Sipas burimit, Miller beson se aktori e “kapërceu kufirin” .
“John e di që asgjë nuk po ndodh mes Jennifer-it dhe Benit, por ai mendon se këto foto nuk reflektojnë mirë në marrëdhënien e tyre dhe e sheh atë fyese”, tha ai.

I njëjti burim zbuloi se biznesmeni 47-vjeçar i vendosi kushte të qarta Garnerit:
“Ai i dha asaj një ultimatum. Ai nuk dëshiron të shohë diçka të tillë përsëri, përndryshe nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të largohet”.

Affleck u pa duke përqafuar Garner gjatë festimit të ditëlindjes së 13-të të djalit të tyre, Samuel, më 2 mars. Aktori fitues i çmimit Oscar përqafoi ish-bashkëshorten e tij duke i vendosur duart në bel.

Në fotot e publikuara teksa Ben e përqafon, ajo nuk dukej e shqetësuar. Dy aktorët, të cilët luajtën bashkë në filmin “Daredevil” dhe kanë tre fëmijë së bashku, dukeshin rehat me njëri-tjetrin, duke qeshur dhe duke biseduar nga afër gjatë gjithë festës.

Siç është raportuar më parë nga Page Six, Miller nuk është i kënaqur me kohën që ish-bashkëshortët po kalojnë së bashku. Sipas të njëjtit burimi, ai e di që Ben dhe Jennifer janë mbështetur së fundmi tek njëri-tjetri më shumë se kurrë dhe mbajnë një marrëdhënie shumë të ngushtë.

“Lidhja e tyre ka filluar të bëhet e tepërt, veçanërisht kur Ben i kalon të gjitha festat me ta, si Krishtlindjet dhe Ditën e Falënderimeve. Gjoni ndihet si një rrotë e tretë,” u shpreh burimi.
© Panoramaplus.al
