7 Qershor, 2025

U fotografua për herë të parë me të brendshme në moshën 53-vjeçare, reagon aktorja: Nuk jam ndjerë kurrë më rehat


Në moshën 53-vjeçare, aktorja e njohur amerikane Jenny Garth po përjeton një fazë të re të vetëbesimit dhe vetë pranimit.

Ylli i serialit legjendar “Beverly Hills, 90210”, e njohur për rolin e Kelly Taylor, ka realizuar setin e saj të parë fotografik me të brendshme, duke dëshmuar se mosha është vetëm një numër.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Garth ndau disa nga fotot e realizuara, duke u shfaqur e qetë, elegante dhe më në formë se kurrë. “Nuk e imagjinoja kurrë se do të bëja setin tim të parë fotografik me të brendshme në moshën 53 vjeç… por ja ku jemi! Nuk jam ndjerë kurrë më e sigurt ose më rehat me trupin tim,” shkroi ajo në mbishkrimin që shoqëron fotot.

Në imazhet e publikuara, aktorja shfaqet me disa stile dhe ngjyra të ndryshme – nga një komplet i brendshmesh blu të çelët, tek reçipetat e zeza pa tela dhe një veshje bezhë e kombinuar me një këmishë blu të lëshuar mbi supe. Në një tjetër foto, Garth shfaqet me një këmishë të verdhë, ndërsa xhinset i ka veshur sipër të brendshmeve, duke sjellë një kombinim modern dhe të çliruar.

Krahas karrierës së saj si aktore, Garth është gjithashtu prezantuese e podkastit “I Choose Me”, ku shpesh flet për vetëdashurinë, mirëqenien dhe fuqizimin personal – tema që i reflektoi edhe në këtë set fotografik.

© Panoramaplus.al