Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar Luana Vjollca është një ndër personazhet më të përfolur në media. Ka disa kohë që është aluduar se ajo dhe biznesmeni Krena Çoçaj janë në një lidhje, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga dyshja.

Madje ende pa konfirmuar se janë në një lidhje, në media qarkulloi lajmi se moderatorja seksi i kishte dhënë fund marrëdhënies së gjatë me Çoçaj. Por siç duket një gjë e tillë nuk është aspak e vërtet pasi së fundmi Krenari i ka lënë Luanës një mesazh publik.

Teksa Luana ka shpërndarë në profilin e saj një video ku tregon se po përgatitet për një koncert në Ulqin, ajo shkruan: ‘Ulqini a jeni gati për sonte? Zjarr”. Përshkrimi i saj është komentuar dhe nga ana e Krenarit, i cili me humor i ka shkruar: ‘Dikush të thërras zjarrfikësen’.
Moderatorja nuk e ka lënë me aq dhe i ka kthyer atij një përgjigje. ‘Thirri ti’, i shkruan Luana duke konfirmuar kështu se ata janë ende në një lidhje.
© Panoramaplus.al
