31 Tetor, 2024

U fejua me shokun e tij të burgut! Joe Exotic: Misioni ynë është të matohemi, do të doja ta kisha njohur më parë


Joe Exotic , ylli  i serialit të njohur të Netflix ‘ Tiger King ‘, ka njoftuar se është fejuar me shokun e tij të burgosur Jorge Marquez.

Pavarësisht se ka vuajtur një dënim prej 21 vitesh, 61-vjeçari e ka ndarë lajmin në rrjetet sociale, duke shkruar: “Njihuni me Jorge Markez, ai është 33 vjeç. Ai është vërtet i mrekullueshëm dhe është nga Meksika. Tani, misioni ynë është të martohemi në burg dhe t’i marrim azil, ose do të largohemi nga Amerika kur të dalim të dy. Gjithsesi, do të doja ta kisha takuar shumë më herët”.

Çifti përballet me shumë sfida pasi Marquez po vuan dënimin për emigracionin. Exotic bëri kërkesë për martesë në burg dhe pranoi se ata kanë “shpresa të mëdha” për miratimin dhe për rezultatin e suksesshëm të apelit të tij kundër dënimit të tij.

Ekipi i tij ligjor pretendon se ka prova të reja, duke përfshirë “ rrëfimet me video” dhe “700 regjistrime të agjentëve federalë “, që mund të rrëzojnë vendimin. Ndërkohë, Joe Exotic po kërkon falje presidenciale për veten dhe Markezin, si dhe azil për të fejuarën e tij.

Në një intervistë për Entertainment Tonight, ai tha se tashmë kanë dorëzuar dokumentet zyrtare për lejen e martesës dhe janë në pritje të miratimit. “Data që ne shpresojmë është 12 dhjetori”, tha ai, duke sqaruar se aplikimi duhet të miratohet nga drejtori i burgut, psikiatri dhe prifti.

Ylli i dokumentarit popullor të Netflix foli gjithashtu për betejat e tij të kaluara, duke përfshirë vdekjen e bashkëshortit të tij Travis Maldonado në 2017, dhe kompleksitetin e jetës së tij personale. Në vitin 2019 ai u dënua për përfshirje në tentativën e vrasjes së Carol Baskin dhe abuzim me kafshët, por dënimi i tij u ul në 21 vjet në 2022 pasi akuzat për tentativë vrasje u vendosën gabimisht të ndara.

© Panoramaplus.al