Antoni Amirati u kthye në një nga personazhet e kësaj Olimpiade për mënyrën se si atleti i kërcimit me shkop u eliminua nga gara ku pretendonte të ishte mes medalistëve.

Sportisti 21-vjeçar francez u bë hit në rrjetet sociale kur në provën e tij u eliminua pasi pen*si e ndaloi që të kalonte stekën, duke e rrëzuar atë pasi u përplas me organin gjenital. Ai humbi mundësinë e arit, por mund të fitojë qindra mijëra dollarë falë këtij incidenti që e bëri të famshëm në rrjet.

“Do të të ofroja me kënaqësi 250 mijë dollarë për një shfaqje në kamera prej 60 minutash në të cilat ti tregon asetet e tua, pa pengesën sigurisht”, ishte oferta publike që Derin Parker, producenti i pornos, i bëri atletit francez.
Nuk ka ende reagim nga Amirati rreth këtij propozimi, por mediat franceze bëjnë të ditur se ai ka mbetur “i turpëruar” nga vëmendja e tepërt që ka marrë në Olimpiadë jo për aftësitë e tij sportive.
© Panoramaplus.al
