Këngëtarja britanike, Louise Redknapp ka pranuar publikisht se do e puthte dhe përqafonte David Beckham, nëse ai do të ishte beqar.

Gjatë një loje “puthe, martohu ose shmange”, këngëtarja zgjodhi që David dhe dy artistë t’i puthte, raporton “The Sun”.

Kur u pyet nga fansat se çfarë do të zgjidhte të bënte me David Beckham, Leonardo DiCaprio ose Robbie Williams, Louise u përgjigj: “Do i puthja të gjithë nëse do të ishin beqar”.

Këngëtarja dhe ish-bashkëshorti i saj, Jamie Redknapp u ndanë në vitin 2017 pas 19 vitesh martesë, dhe që prej asaj kohë, Louise nuk ka pasur një marrëdhënie serioze.

Megjithatë, ende nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Victoria-s në lidhje me këtë deklaratë.



