16 Dhjetor, 2020

U divorcua nga njeriu më i pasur në botë, ish-bashkëshortja e Jeff Bezos dhuron 4.2 miliardë dollarë për…


MacKenzie Scott, ish-partnerja e themeluesit të “Amazon”, Jeff Bezos, ka dhuruar më shumë se 4 miliardë dollarë për 384 organizata në katër muajt e fundit.

jeff bezos MacKenzie Scott (5)

Në një postim që bëri në blog-un e saj, Scott tha se dëshironte që t’i ndihmonte financiarisht të gjithë amerikanët që po luftonin me probleme të ndryshme për shkak të pandemisë, raporton “Republic World”.

Humbjet ekonomike kanë qenë më të mëdha për gratë, për njerëzit me ngjyrë dhe për njerëzit që jetojnë në varfëri. Ndërkohë, janë rritur ndjeshëm pasurinë e miliarderëve”,- tha ajo.

jeff bezos MacKenzie Scott (7)

Zonja Scott dhuroi 1.7 miliard dollarë për 116 organizata bamirësie në korrik, ndërsa shuma e fundit i çon donacionet e saj të përgjithshme për vitin, në gati 6 miliardë dollarë.

Donacionet u përqendruan tek personat që jetojnë në komunitete që përballen me mungesë ushqimi, masa të larta të pabarazisë racore, nivele të larta lokale të varfërisë dhe qasje të ulëta në kapital filantropik.

24 April 2018, Germany, Berlin: Head of Amazon Jeff Bezos and his wife MacKenzie Bezos arrive for the Axel Springer award ceremony. Bezos will be receiving the award later. Photo: Jörg Carstensen/dpa (Photo by Jörg Carstensen/picture alliance via Getty Images)

Në vitin 2019 ajo nënshkroi “Betimin e Dhënies”, duke premtuar të jepte pjesën më të madhe të pasurisë së saj. “Betimi i Dhënies” është një angazhim nga individët dhe familjet më të pasura të botës për t’ia kushtuar shumicën e pasurisë së tyre bamirësisë.

Scott është personi i 18-të më i pasur në botë dhe pasuria e saj u rrit me 23.6 miliardë dollarë vetëm këtë vit.

jeff bezos MacKenzie Scott (6)

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga ish-bashkëshorti, Bezos, i cili është njeriu më i pasur në botë.

© Panoramaplus.al