13 Shkurt, 2020

U diagostikua me kancer në fazën e katërt, aktorja në betejë me sëmundjen: Do gërmoj fort për të gjetur forcën e brendshme


Shannen Doherty është diagnostikuar me kancer të fazës së katërt.

Aktorja foli për shëndetin e saj në një postim në Instagram, ku falënderoi fansat për mbështetjen.

“Ju falënderoj të gjithëve për dashurinë, lutjet dhe mbështetjen. Është një periudhë e çuditshme tani për mua,”- tha ajo.

Ndërsa më pas shtoi: “Të them që jam e stresuar është pak, të them që po luftoj është e pakët. Por besoj do e gjej pikëmbështetjen time. Do gërmoj fort për të gjetur forcën e brendshme për ta përballuar gjithë këtë. Do e bëj me dinjitet dhe hijeshi.”

Ndërsa u premtoi fansave se do ndajë përvojën e saj me ta duke shtuar se ka kaq shumë për të thënë.

Doherty zbuloi se është me kancer në një intervistë për “Good Morning America”.

Aktorja u diagnostikua për herë të parë me kancerin e gjirit në vitin 2015.

“Ajo çfarë dua të bëj tani është bëj diçka që të ketë impakt. Të mbahem mend për diçka më të madhe sesa thjesht unë.”

© Panoramaplus.al