7 Janar, 2021

U diagnostikua me tumor të paoperueshëm në tru, këngëtari i famshëm jep lajmin e mirë: Është zvogëluar ndjeshëm


Tom Parker u ka thënë fansave se “po i përgjigjet mirë” trajtimit për tumorin në tru.

“’Është reduktuar ndjeshëm’, këto janë fjalët që më thanë sot dhe nuk mund të ndaloj pa i thënë pa pushim,”– shkroi këngëtari në Instagram.

Ai publikoi një foto me bashkëshorten, Kelsey Hardwick dhe dy fëmijët e tyre, dhe shtoi: “Sot është një ditë e mirë.”

32-vjeçari zbuloi se kishte një tumor të paoperueshëm në tru vitin e kaluar.

Diagnoza ërdhi pasi pësoi dy kriza verën e kaluar.

Për shkak të masave anti-COVID, bashkëshortja e tij nuk u lejua në spital gjatë tre ditëve të testeve dhe ai e mori lajmin i vetëm.

Në atë kohë, këngëtari premtoi se do e luftonte kancerin deri në fund dhe dy javë më vonë u bë baba për herë të dytë, pasi Hardwick solli në jetë një djalë.

“Bëra një skaner MRI të martën dhe rezultatet treguan se kishte një reduktim të konsiderueshëm të tumorit dhe në po i përgjigjem mirë trajtimit. Nuk mund të falenderoj mjaftueshëm stafin tonë mjekësor të mrekullueshëm,”- shkroi Tom Parker teksa ndau lajmin e mirë me ndjekësit.

Ylli gjithashtu falënderoi gruan e tij dhe fansat për mbështetjen e tyre.

“Dashuria, drita dhe pozitiviteti juaj më kanë frymëzuar. Çdo mesazh më kanë dhënë kaq shumë forcë,”– shtoi ai.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al