Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez kanë ndihmuar në financimin e trajtimit të një fëmije me kancer.
7-vjeçari portugez, Tomas, u diagnostikua me një formë të rrallë të kanceri, neuroblastomë, në shtator 2019.
Pasi sëmundja iu rikthye në tetor të vitit të kaluar, prindërit e Tomas bënë apel për ndihmë dhe mbledhje të fondeve për të operuar djalin.
Dhe duket se çifti i famshëm i kanë ardhur në ndihmë 7-vjeçarit për tu kuruar.
Motra e modeles, Ivana konfirmoi lajmin në një postim në Instagram ku shkroi: “Faleminderit Georgina dhe Cristiano për ndihmën dhe solidaritetin. Ju falenderoj pafund që ndihmuat Tomas të marrë trajtim.”
Ylli 36-vjeçar portugez bën shpesh bamirësi. Marsin e vitit të kaluar, ndërsa pandemia e koronavirusit filloi të ‘pushtojë’ botën, Cristiano Ronaldo dhe Jorge Mendes u bashkuan për të dhuruar 1 milion paund për të ndihmuar spitalet në luftën e tyre kundër sëmundjes.
Ai është gjithashtu ambasador në “Save the Children”, “Unicef” dhe “World Vision”.
Dhe në vitin 2013, futbollisti dhuroi shpërblimin e tij 89.000 paund nga “Uefa Team of the Year” për Kryqin e Kuq.




