19 Maj, 2025

U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Joe Biden: Faleminderit për mbështetjen! Unë dhe Jill jemi mësuar të jemi të fortë


Ish-presidenti i SHBA, Joe Biden, ka reaguar për herë të parë pasi zyra e tij zyra e tij njoftoi se ai është diagnostikuar me kancer në prostatë.

joe biden jill usa

Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas një fotoje me bashkëshorten, Jill Biden, ish çifti presidencial shprehur mirënjohjen për dashurinë dhe mbështetjen që kanë marrë që kur lajmi u bë publik.

“Unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë atëherë kur jemi thyer”, shkruante ai.

“Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë atëherë kur jemi thyer. Faleminderit që na mbështesni me dashuri dhe përkrahje”, shkruan Biden.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Joe Biden (@joebiden)

© Panoramaplus.al