Këngëtari i njohur Kevin Jonas i është nënshtruar një operacioni pasi diagnostifikimit me kancer të lëkurës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një videoje në llogarinë e tij të Instagram.
“Kështu që sot po heq një nishan me qeliza bazale nga koka ime”– tha ai në video.

Duke lëvizur kamerën për të treguar një nishan në pjesën e sipërme të ballit, ai vazhdoi: “Po, njerëz ky është kancer i vogël i lëkurës që ka filluar të rritet. Dhe tani më duhet të bëj një operacion për ta hequr atë, kështu që ja ku shkojmë.”

Operacioni mesa duket doli me sukses, pasi pas ndërhyrjes Jonas ishte gati të shkonte në shtëpi.
“Mirë, mbarova gjithçka. Tani është koha për t’u shëruar. Drejtuar për në shtëpi. Njerëz sigurohuni që t’i kontrolloni nishanet”– tha ai rrugës për në shtëpi.

Kujtojmë që këngëtari është baba i dy vajzave, Alena 10-vjeçare dhe Valentina 7-vjeçe.


