Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka folur së fundmi për producentin Harvey Weinstein, i cili aktualisht ndodhet në burg dhe po vuan dënimin 39-vjeçar në Los Angeles pas disa akuzave për përdhunim dhe ngacmim seksual.

Gjatë një interviste për emisionin “Morning Show”, aktorja tha se Weinstein nuk e kishte ngacmuar ndonjëherë atë.
Ndër të tjera Jennifer tregoi se ai kishte shkuar ta takonte atë për ti bërë një film, ndërsa shtoi se producenti i rrinte gjatë gjithë kohës mbi kokë.
“Më kujtohet në fakt, ai erdhi të më takonte mua për të më bërë një film dhe e mbaj mend se si ai qëndronte mbi kokën time. Kurrë nuk ka pasur ndonjë rast të pakëndshëm me mua”– tha aktorja.
© Panoramaplus.al
