Në shtator të këtij viti, Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë.

Ata mirëpritën në jetë një vajzë, por emrin e saj nuk e kanë zbuluar ende, raporton “Hello Magazine”.

Disa nga ndjekësit e saj në Instagram thonë se ata mund ta kenë quajtur të voglën “Malikinha”, ndërsa të tjerët thonë “Maria”, dhe një grup tjetër shkruajnë për një bashkim emrash që jep “Zagi” ose “Zayan”.

Por, mbrëmjen e djeshme Gigi ka ndarë me ndjekësit një dhuratë që një prej miqve të saj i ka bërë të bijës. Janë pikërisht dy ‘body’ për fëmijë ku shkruhet “Zigis’s girl”.

Pra, mesa duket të voglës me përkëdheli i thërrasin “vajza e Zigi” (Zayn+Gigi). Prej këtej mediat e huaja raportojnë se ndoshta edhe emri i saj mund të jetë një bashkim emrash.

Para lindjes së të voglës, Gigi dhe Zayn kanë udhëtuar në Neë York për kontrollet e fundit mjekësore para se ekipi i mjekëve të Gigit ta shoqëronte atë përsëri në fermën e familjes Hadid në Pensilvani, pikërisht aty ku 25-vjeçarja lindi.

Po ashtu, raportohet se çifti po planifikon të rrisë vajzën e tyre pikërisht në këtë fermë.


