Pak ditë më parë, aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu dhe bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, u bënë prindër për herë të parë.

Ata mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Lalin që do të thotë “rubin i kuq”.

Ditën e djeshme, familja e re është larguar nga spitali, por nuk u kanë shpëtuar dot gazetarëve, që i prisnin në hyrje të tij, raporton “Gazeta Vatan”.
Sipas mediave turke, ata dukeshin shumë të lumtur.

“Vajza dhe unë jemi mirë. Jemi shumë të lumtur”,- tha Sibel.

Ndërsa aktori, i cili ka qenë gjatë gjithë kohës pranë bashkëshortes së tij, tha: “Zoti i bëkoftë me fëmijë të gjithë ata që duan të bëhen prindër. Është një ndjenjë kaq e bukur. Po fillojmë një jetë të re”.

Për këtë eksperiencë të veçantë, aktori mbylli një kat të tërë të spitalit, ku lejoheshin të futeshin vetëm doktorët dhe infermieret.

Pas lindjes së vajzës, raportohet se Kenan ka qerasur të gjithë personelin e spitalit me çokollata.


