Tuna Sejdi i habiti të gjithë kur zbuloi se është bërë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një tjetër djalë.

Ajo publikoi disa imazhe nga salla e lindjes dhe zbuloi se të voglin e ka quajtur Zen.

Ditën e djeshme, këngëtarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Instagram një video, që tregon festën që ajo ka organizuar në nëntor të vitit të kaluar për të zbuluar gjininë e foshnjës që priste.
Në video, Tuna shihet bashkë me Tianin, djalin e parë, si edhe me shumë miq e të afërm. Por detaji që tërhoqi vëmendje ishte mungesa e Patris Berishës.

Nuk dihet ende se si është marrëdhënia mes dyshes, por pak muaj më parë Tuna u zhvendos për të jetuar në Shkup.

Ndërkohë gjatë një interviste, Patrisi u shpreh se nuk janë as bashkë e as të ndarë.


