Miss Londra, Françeska Murati gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip” u bë virale për shkak të një deklarate.

“Nuk kam merak për bashkëshortin, pasi e kam lënë me shoqen e tij më të mirë, dorinën!”- iu tha ajo djemve të shtëpi, ndërsa fiku mikrofonin që mos ta dëgjonte njeri.

Së fundmi gjatë një interviste për emisionin “Se Luan Topi”, Françeska ka treguar se bashkëshorti saj, Ergysi dhe familjarët e kanë pritur shumë mirë batutën e modeles.
“Dorina është bërë shumë virale. Tani kudo që shkoj Egrysi është Dorina. Ai ka qeshur shumë, e dhe familjarët tonë kanë qeshur shumë. Shyqyr e mori me të qeshur edhe ai. Sa hypa në makinë dhe u përshëndetën më tha “zemër je bërë shumë virale me dorinën”– tha Françeska.

Nga ana tjetër në letrën që Egysi e surprizoi në studio ish-banoren, i premtoi asaj që nuk do ta tradhtojë asnjëherë më, as me dorinën.
“Ti më ke bërë virale kohët e fundit, por jam i sigurtë që nuk do të të tradhtoj asnjëherë as me dorinën”- shkruhej në letrën që lexoi Françeska.
© Panoramaplus.al

