Ditën e djeshme, Katy Perry tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fotot që publikoi në Instagram, pasi u shfaq në super formë.

Vetëm gjashtë javë pasi solli në jetë vajzën e saj, Daisy Dove Bloom, me të fejuarin, Orlando, Katy është dobësuar shumë, raporton “Mirror”.

Ajo kishte veshur një kostum bardh e zi të dizajnuar nga stilisti Siriano, i cili përfshinte edhe një pelerinë dhe një kapele.

Gjatë intervistave, Katy është shprehur se për momentin është një nënë me kohë të plotë.

Katy po bashkëjeton me Orlando Bloom, i cili ka edhe një djalë tjetër, Hart, me modelen e njohur, Miranda Kerr.


Orlando dhe Miranda u ndanë në vitin 2013, pas 3 vitesh martesë.


