Gazetarja Fatma Haxhialiu vetëm Pak kohë më parë u bë nënë për herë të dytëme një djalë trë cilin e pagëzoi më emrin Noar.

E ftuar në një intervistë Fatma ndau me publikun përvojën e saj të lindjes duke treguar detaje sesi e përjetoi këtë moment të veçantë.
Ajo ka treguar se gjithçka ndodhi në mënyrë shumë të natyrshme dhe të papritur, duke përshkruar momentin kur i plasën ujërat si një “déjà vu” nga lindja e parë me djalin e saj, Kianin.
“Një ditë më përpara kisha qenë për vizitë sepse ndjeja kontraksione. Doktoresha më tha që jemi afër dhe të mbyllja punët që të isha gati. Të nesërmen, në dy e gjysmë të mëngjesit, më plasën ujërat, njësoj si herën e parë”, tregon Fatma.
Ajo thekson se këtë herë ndjeu më shumë qetësi dhe siguri, duke pasur pranë partnerin e saj në sallën e lindjes, një përvojë që nuk kishte mundur ta përjetonte në lindjen e parë.
“Kësaj here e vendosëm që ai do të ishte me mua. Doja shumë që ta kisha këtë moment, edhe të filmuar, sepse ishte diçka që më kishte munguar,” u shpreh Fatma për “Rudina”
Fatma e përshkruan lindjen si një ndër përjetimet më të bukura dhe të paharrueshme të jetës së saj: “Nuk e di, është momenti më i bukur në jetë”.
Rrefimi i plote:
Ka qenë shumë e çuditshme! Një ditë më përpara se të lindja, isha për vizitë sepse ndjeja disa kontraksione dhe doja që të isha e sigurt. Pasi kisha lënë pas disa punë, xhirime, disa takime për shtëpinë, doja të dija se ku isha. Shkoj bëj vizitën dhe më thotë doktoresha që jemi në rregull dhe më tha që nga e enjtja ose e premtja të bëjmë një kontroll tjetër sepse jemi afër. Por, këtë javë tha bëj çfarë ke për të bërë, mbylli gjërat që pastaj të jesh gati. Lashë oraret unë të gjitha për ditën tjetër. Shkon ora dy e gjysmë e mëngjesit dhe më ndodh e njëjta gjë si me Kianin që më plasnin ujërat si fillim. Lajmëroj doktoreshën, ngrohem bëhem gati, por kësaj here më e qetë jo si herën e parë. Kur të plasin ujërat thjesht duhet të shkosh me qetësi në maternitet.
Shkuam bëmë gati gjërat, çova Kianin tek nëna dhe më pas shkuam në maternitet. Procedura ka qenë nuk e di, sikur po jetoja një ‘déjà vu’ si me Kianin. Shkova atje dhimbjet nuk më kishin ardhur. Kësaj here kisha fatin që të kisha tim shoq në sallën e lindjes. E vendosëm që ai do të ishte dhe do bëheshim pjesë e kësaj eksperience. Gjërat që kisha peng nga hera e parë, që oshte mos prania e partnerit në sallë dhe mungesa e një videoje, sepse doja shumë që ta kisha momentin. Dhe kështu i realizova të dyja dhe nuk e di është momenti më i bukur në jetë.
© Panoramaplus.al
